27-07-2024

Përkujtohet 21-vjetori i Epopesë së Vërrinit

Gjatë epopesë së lavdishme të Vrrinit nga 1 deri 5 shtatori 1998, në përballje guximtare ranë për të mos vdekur kurrë në altarin e lirie 28 pjesëtarë të UÇK-së, shkruan sot ‘GazetaePrizrenit.net’.

Në kontekstin e shënimit të 21 vjetorit të kësaj ngjarje, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së organizon aktivitete përkujtimore:

1 shtator, e diel

10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë
11:00 – Homazhe te shtatorja e dëshmorit Xhevat Berisha në Shatërvan
12:00 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Kushnin
12:30 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Lez

2 shtator, e hënë

10:30 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Hoçë e Qytetit
11:00 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Jeshkovë
11:30 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Lybeqevë (Malësia e Vërrinit).

Asnjë koment

Comments are closed.