24-11-2024

PËRKUJTOHET 25 VJETORI I “ EPOPESË SË GOROZHUPIT”

“Epopeja e Gorozhupit” shënon njërën prej ngjarjeve më të lavdishme të luftës së UÇK-së. Të premten është përkujtuar 25 i operacionit “ Shigjeta”drejtimi taktik numër tre nga brigada 128 e Zonës Operative të Pashtrikut.

25 vite më parë, në Gorozhupin e rrethuar me malet e Pashtrikut, nisi operacioni luftarak “Shigjeta”, drejtimi taktik numër tre. Ky operacion luftarak kishte për qëllim rrëzimin e kufirit ndërshqiptar, i cili kontrollohej nga okupatori serb. Në përkujtim të kësaj ngjarje në Gorozhup, të premten u tubuan ish eprorë e veteranë të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme.

Ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci tha se 25 vite pas këtij operacioni luftarak, Ushtria e Kosovës po ndërtohet dhe zhvillohet si një ushtri profesionale, e gatshme për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit, raportoi tv Prizreni.

Zv/komandanti i operacionit “ Shigjeta”, Spiro Butka ,tha se në Pashtrik forca sulmuese e UÇK-së, theu mitin e serbëvë se ata nuk mund të mposhten, përkundër se ishte një ushtri e vogël, por ajo kishte shpirt të madh e cila sfidoi Serbinë dhe ushtrinë e saj famëkeqe.

Nga Brigada 128-të e UÇK-së në “ Epopenë e Gorozhupit” të vitit 1999 në altarin e lirisë ranë për të mos u shuar kurrë 16 dëshmorë, kurse dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur duke vulosur kështu me gjakun e tyre lirinë e Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.