23-11-2024

Përleshen dy familje, një person i lënduar në Malishevë

Një person nga Malisheva ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK pas një përleshje fizike mes dy familjeve, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

“Pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë janë përfshirë në një përleshje fizike që ka ndodhur për shkak të një kontesti familjar midis dy familjeve. Një person i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.