25-11-2024

Përleshen katër persona në Dragash, shkak prona

Katër persona janë përfshirë në një përleshje fizike të premtën mbrëma në Restelicë të Dragashit.

Sipas policisë, deri të perleshja ka çuar një mosmarrëveshje lidhur me një pronë.

Katër të dyshuarit janë arrestuar nga policia, teksa gjatë përleshjes kanë pësuar lëndime trupore.

“Gjatë përleshjes njëri prej të dyshuarve me thikë e kishte goditur të dyshuarin tjetër e cila thikë është sekuestruar si dëshmi materiale” thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, një nga të dyshuarit e përfshirë në rast është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

 

Asnjë koment

Comments are closed.