26-04-2024

Gjendet i mituri nga Prizreni që u raportua si i zhdukur

Është gjetur në Shqipëri i mituri nga Prizreni që u raportua si i zhdukur.

Gjetja e tij është bërë në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë.

“Pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë është gjetur në Shqipëri personi i zhdukur mashkull kosovar (i mitur). Në koordinim me zyrën ndërlidhëse ILECU në PKK Vërmicë nga autoritet e Shqipërisë është marrë personi i zhdukur dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti i është dorëzuar familjes së tij”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:

Hetime ndaj testit për sekretarë shkollash të Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.