25-04-2024

Përleshen në mes vete dy grupe në Rahovec, lëndohen 5 burra

Pesë burra kanë pësuar lëndime si shkak i një përleshjeje në mes dy grupeve pas një mosmarrëveshjeje të premten.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në Ratkoc të Rahovecit.

Ndërkaq, njëri prej të lënduarve po vazhdon trajtimin në Spitalin rajonal të Gjakovës, gjersa katër të tjerët janë liruar.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/ Fsh. Ratkoc, Rahovec 21.04.2023 – 14:00. Pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe, ku si pasojë lëndime marrin pesë viktima meshkuj kosovarë. Katër viktimat janë liruar, ndërsa njëri është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal Gjakovë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.Rasti vazhdon të hetohet.

Asnjë koment

Comments are closed.