Tifozët e klubit serb Crvena Zvezda kanë sulmuar shqiptarët në qytetin Bern[ të Zvicrës, ku ata ishin mbledhur për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet skuadrës serbe dhe asaj zvicerane Young Boys.
Gjatë një shëtitje në sheshin e Bernit, “Delije”, tifozët e klubit serb që njihen për krime dhe vandalizëm, kanë hedhur kanaçe të birrave në drejtim të një ndërtese në të cilën gjendeshin shqiptarët e Kosovës.
Ndërsa, mediet serbe shkruajnë se ishin shqiptarët ata që provokuan të parët.