26-11-2024

Përleshje mes disa personash në Suharekë

Gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një rast të lëndimit të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se katër të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak të një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktima.

Viktimave i’u shkaktuan lëndime trupore, ku edhe kanë pranuar ndihmë mjekësore dhe më pas janë liruar.

  • Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë, rreth orës 14:50.

Njëri nga të dyshuarit kur kishte ndodhur rasti me vete kishte pasur një armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka sekestruar një pistoletë me 8 copë fishekë.

Po ashtu, më tutje bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Katër të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak te një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht dy viktimat duke iu shkaktuar lëndime trupore. Të lënduarit kanë pranuar ndihmë mjekësore dhe janë liruar. Njërin nga te dyshuarit kur kishte ndodhë rasti me vete kishte pas një armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka sekuestruar një pistoletë  me 8 copë fishek. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./SO

Asnjë koment

Comments are closed.