20-04-2024

Përleshje mes disa personash në Suharekë

 

Një përleshje ka ndodhur mbrëmë në Suharekë, ndërsa në polici janë shoqëruar pesë persona, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar policisë, njëri nga të dyshuarit kishte pësuar lëndime.

Raporti i policisë:

“Suharekë 25.12.2020, 19:35. Janë shoqëruar ne stacionin policor pesë të dyshuar meshkuj  kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.