27-04-2024

Përleshje në Dragash, tetë të arrestuar

Tetë persona të dyshuar janë arrestuar pas një përleshje që ka ndodhur mes tyre në Dragash, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur me 04.08.2019 rreth orës 17:00.

“Të dyshuarit K-Shqiptar janë arrestuar pasi nga një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor”, bën të ditur policia.

Në raport nuk jepet as identiteti i të arrestuarve e as motivet e grindjes.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar . /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.