05-05-2024

Përleshje në Gjonaj të Hasit: Vëllezërit futen në sherr me bashkëfshatarin

Rastet e mosmarrëveshjeve e konfliktet për motive të ndryshme mes familjarëve shpesh përfundojnë në Polici, si pasojë e kërcënimeve e përleshjeve që pasojnë. Incidente të tilla nuk janë të rralla në vendin tonë dhe ka raste kur kanë përfunduar edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të kanosjes serioze që nisi si zënkë e vazhdoi me rrahje në fshatin Gjonaj të Prizrenit, Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Burime nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se të dyshuarit janë nga familja Çoçaj, të cilët u futën në sherr pas një zënke të momentit, që më pas eskaloi. Sipas informacioneve të para, njëri nga të dyshuarit është vëllai i viktimës, i cili i doli në ndihmë pasi ky i fundit u kanos me armë zjarri nga një person.

I dyshuari G.Ç po dyshohet se e ka rrezikuar me veturë viktimën, por që i kushtoi me sulm fizik, pasi N.Ç vëllai i tij (vëllai i viktimës), iu vërsul duke e rrahur. Por nuk mbaroi me kaq, pasi i njëjti fillimisht u largua dhe më pas u kthye sërish te dy vëllezërit, njërin prej të cilëve e kërcënoi me jetë, duke ia drejtuar armën.

Posa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes fillimisht janë arrestuar të dyshuarit, e më pas është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit G.Ç, te i cili u gjet një armë që u sekuestrua si provë lidhur me rastin.

Dy të dyshuarit u shoqëruan në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin dhe më pas janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes. Njëri do të hetohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”, kurse i dyshuari tjetër për “sulm”./Sinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.