07-05-2024

Përleshje në një fshat të Opojës, katër të lënduar

Një përleshje ka ndodhur në fshatin Pllavë të Opojës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar Policisë, si pasojë katër të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Raporti nga PK:

“Fsh. Pllavë, Dragash 13.06.2023-18:40. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti  katër të dyshuar meshkuj  kosovarë dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, rasti vazhdon të hetohet.

Asnjë koment

Comments are closed.