19-04-2024

Përleshje në një lokal në Prizren, pronari i hyn dajak me ‘tëhollues’ klientit pasi e fyu

Një mosmarrëveshje mes dy personave përfundoi me përleshje fizike, ku përpos grushteve u përdorën edhe mjete pune në një lokal në rrugën “Mursel Osmanaj”, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në rast janë përfshirë pronari i lokalit dhe një klient, të cilët janë kapur pas një zënke që patën për motive ende të panjohura.

Klienti dyshohet se e kishte fyer pronarin, i cili më pas iu vërsul me ‘tëhollues’, me të cilin e goditi, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, për çka u dërgua për trajtim mjekësor.

Lexo edhe:

Prizren: Gjendet e vdekur 76-vjeçarja që jetonte e vetme, familjen e kishte në diasporë

Në anën tjetër, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetusit policorë në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për “Sulm dhe lëndim i lehtë trupor”.

Asnjë koment

Comments are closed.