Përleshje në Prizren, dy të lënduar
Një përleshje në mes të katër personave ka ndodhur në Prizren, ndërsa si pasojë dy persona kanë kërkuar tretman mjekësorë.
Mështetur në njoftimin e Policisë, pas rastit dy të dyshuar gjenden në arrati, raporton Gazeta e Prizrenit.
Raporti i PK-së:
Rr. 11 Marsi, Prizren 10.11.2022 – 23:50. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tyre janë përleshur me dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net /