17-05-2024

Dy të arrestuar për ngacmim e kanosje në Prizren

Në rajonin e Prizrenit janë regjistruar tri raste të ngacmimit dhe të kanosjes.

Referuar policisë, për këtë shkak janë arrestuar dy persona, raporton Gazeta e Prizrenit.

 Raporti i PK-së:

 Prizren 11.11.2022 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ngacmuar, shqetësuar dhe ofenduar në vazhdimësi ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Haxhi Zeka, Prizren 10.11.2022 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se për arsye pronësore është kanosur nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.  

 Fsh. Muhalan, Suharekë 31.10.2022 – 12:30. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se ditë më parë është fyer dhe kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.