20-04-2024

Përleshje në Rahovec, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar për shkak të përleshjes mes tyre në Rahovec, transmeton  “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Sheh Ilmi Maliqi”, ndërsa të dyshuarit kanë pësuar lëndime.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet ndër tjera në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.