26-04-2024

Përleshje në Suharekë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka intervenuar në një rast përleshje ndërmjet pesë personave në stacionin e autobusëve në Suharekë, duke arrestuar dy prej tyre.

Të përfshirët në këtë përleshje kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë trajtuar në Emergjencën e Suharekës.

‘’Me urdhër të prokurorit dy nga personat e dyshimtë janë ndaluar për 48 orë. Rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor’’, ka thënë për KOHËN zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.