Përleshjet fatale: 7 të vr*arë për pesë muaj në Kosovë
Numri i viktimave nga armët e zjarrit në Kosovë pësoi ngritje.
Nga janari në maj u shënuan shtatë raste, teksa as qershori nuk ishte krejt i qetë, raporton Klan Kosova.
Dikush thotë se nuk ka një faktor të vetëm që çon në këtë veprim, ku tjetrit t’i merret jeta, derisa nga njohësit e drejtësisë u tha se për parandalimin e këtij fenomeni nuk po bëjnë punë as dënimet e larta në gjykata.

Ndërsa gjatë vitit 2025 të vrarë nga përleshjet me armë zjarri mbetën 18 persona.
Një prej tyre është vrarë javën e kaluar në Kobaj të Prizrenit, ndërsa një u plagos me thikë. / Gazeta e Prizrenit

