Përmbysja e Yllit në ‘Karagaçi’
Çereku i parë ishte pothuajse i barabartë, me vendasit që kishin epërsi 14:9, por kjo pjesë përfundoi 22:23. Në periudhën e dytë, therandasit arritën të kishin epërsi deri në shtatë pikë, 33:40, derisa pjesa e parë përfundoi 41:42.
Pejanët e nisën pjesën e dytë për mrekulli dhe ishin të jashtëzakonshëm në periodën e tretë, për tu shkëputur në 15 pikë epërsi 59:44, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 71:57. Pejanët po fitonin 75:67, pesë minuta nga fundit, kur therandasit me një seri vendimtare bën përmbysjen në 75:78, e më pas ngritën epërsinë në 81:86, për të triumfuar në fund 84:87.
Te Peja më i miri ishte Justin Davis me 22 pikë e 12 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Alonzo Verge Jr me 32 pikë, pesë kërcime e katër asistime.
Basketbollisti më i miri i Yllit ishte MVP i ndeshjes dhe në momentet vendimtare ishte vendimtar, sidomos në minutat e fundit të përballjes, dhe ia siguroi Yllit fitoren e parë në gjysmëfinale.
Lexo edhe:
Lamtumirë Superligë! Liria zyrtarisht rikthehet në rangun e dytë të futbollit