Përparim Rama i hyn “fshesë” PDK-së, a po prishet përfundimisht koalicioni me LDK-në?
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vendosur mbi transformimin e kabinetit të tij.
Rama ka shkarkuar drejtorin për Shërbime Publike, Ilirik Musliun, si dhe nënkryetaren Donjeta Sahatçiu.
Drejtoritë e udhëhequra nga këta të dy, Rama i ka shkrirë në të tjera dikastere, duke i arsyetuar me “ristrukturim”.
“Këto dy vite kemi punuar shumë së bashku me ekipin dhe pavarësisht sfidave, kemi filluar procesin e transformimit të Prishtinës, duke nisur projekte madhore dhe duke përgatitur plot të tjera që do të fillojnë këtë vit e që kanë për synim ndryshimet pozitive në qytetin tonë. Rrjedhimisht, kam marrë vendim për ristrukturim të kabinetit qeverisës të Kryeqytetit” ka thënë Rama./ Indeksonline