14-12-2024

Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24 vjeçari nga Kosova

Policia ka vënë në pranga një 24 vjeçar nga Kosova pasi ka përplasur për vdekje me makinë një këmbësor në aksin rrugor Milot-Morinë.

“Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë, bënë arrestimin e shtetasin J. S., 24 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas, pasditen e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thotë Policia.

Asnjë koment

Comments are closed.