22-09-2024

Përplasen autobusi dhe kamioni në rrugën Carralevë-Duhël, tre persona dërgohen në Emergjencë

Një aksident i rëndë trafiku ku janë përplasur një kamion dhe një autobus ndodhi mëngjësin e sotëm, në rrugën Prizren-Prishtinë, në Carralevë.

Sipas dëshmitarëve kamioni ka shkuar në drejtim të autobusit dhe si pasojë ky i fundit ka përfunduar në kodër.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus  dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krah kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët”.

Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu

Asnjë koment

Comments are closed.