10-10-2024

Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la të befasuar tifozët

Lionel Messi bëri një zgjedhje befasuese kur ishte pyetur për kundërshtarin më të vështirë me të cilin është ballafaquar.

Tetë herë fitues i Topit të Artë gjatë karrierës së tij, ai ka pasur disa kundërshtarë mjaft të vështirë dhe shpeshherë i ka bërë yjet të duken si lojtarë të thjeshtë.

Por, në shtator të vitit 2017, Messi kishte një betejë serioze të cilën ai e kujton edhe sot e kësaj dite.

Barcelona luante në atë kohë ndaj rivalit lokal Gironas të cilët i kishte mposhtur me rezultat 3-0.

Messi kishte shënuar 11 gola në pesë ndeshje paraprakisht para këtij takimi, por nuk ishte në gjendje që të rrisë këto shifra në ‘Estadi Montilivi’.

Kjo për shkak se Pablo Maffeo kishte bërë një punë të jashtëzakonshme në markimin e argjentinasit gjatë ndeshjes.

Maffeo gjatë asaj kohe aktivizohej te Girona në formë huazimi nga Manchester City dhe Messi lavdëroi mbrojtësin për punën që bëri ndaj tij.

“Pablo Maffeo i Gironas ishte më i miri. Ishte një betejë intensive. Unë kurrë nuk kam qenë dikush që jam ankuar, mendoj se kontakti fizik dhe goditjet janë pjesë e lojës”, kishte thënë Messi për DAZN.

Vitin e kaluar Maffeo kishte pasur kënaqësinë që të stërviste përkrah Messit pasi ishte ftuar nga përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni në nëntor të 2023-ës, raporton telegrafi.

Asnjë koment

Comments are closed.