19-09-2021

Personeli shëndetësor që mori dozën e parë në Kukës sot merr dozën e dytë të vaksinën tek “1 Tetori”

500 punëtorët shëndetësorë kosovarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës, janë ftuar që nga kjo e hënë të paraqiten ne sallën “1 Tetori” në Prishtinë për të injektuar dozën e dytë.

Të imunizuarit me AstraZeneca do të bëhen kosovarët e parë që do të “sigurohen” me dozën e dytë.

Mjekët thonë se kjo është lehtësim për ata teksa janë falënderues si për shtetin kosovar aq edhe për atë shqiptar.

Kreu i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka njoftuar se vaksinimi i dytë për stafin mjekësor do fillojë nga ora 12:30, ndërsa do t`i mbrojë edhe nga versioni i ri indian i virusit.

Imunizimi me kurën britanike sipas Sylës, do të bëhet sipas rendit nga vaksinimi i parë./KK/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.