Personi që u gjet i vdekur në varrezat e Gjurakocit është vëllai i kryetarit të Istogut
Një person ka kryer vetvrasje në fshatin Gurakoc të Istogut.
Burimet e Indeksonline, pohojnë se viktima dyshohet se është Triumf Ferati, vllau i kryetarit të Istogut Ilir Ferati.
Ndërsa dyshohet viktima është vrarë pranë varrit të babait të tij, ish kryetarit Fadil Ferati.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Në orën 16:45 policia është njoftuar se në fshatin Gurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante”, tha Gashi.