25-11-2024

Përurohet kompleksi sportiv në lagjen “11 marsi” të Prizrenit

Sot është bërë përurimi i kompleksit sportiv “11 Marsi”, i cili gjendet pranë shkollës “ Lekë Dukagjini”. Pjesë e përurimit të këtij kompleksi sportiv ishin drejtuesit më të lartë të komunës së Prizrenit dhe ata të shkollës “ Lekë Dukagjini” bashkë me nxënës.

Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, tha se ky kompleks me hapësira të përshtatshme do t’i shërbej jo vetëm nxënësve të kësaj shkolle, por edhe komunitetit dhe klubeve sportive. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ehat Oreshka, tha se kostoja e këtij projekti të financuar nga ky dikaster kap shumën e 120 mijë eurove dhe përbëhet prej fushës multifunksionale për futboll të vogël, basketboll, hendboll, volejboll si dhe dy terrene për tenis, tribuna dhe ndriçim elektrik.

Këtë projekt e vlerësoi tejet të rëndësishëm edhe drejtoresha e shkollës, Jehona Krasniqi. 

Asnjë koment

Comments are closed.