18-05-2024

Përurohet libri me poezi “Lulevargu” i Abdullah Thaçit

Dashamirët e fjalës së shkruar poetike dhe ish-kolegë të poetit Abdullah Thaçi, të premten gjatë përurimit të librit më të ri me poezi “Lulevargu’ derisa theksuan mungesën e krijuesit, përmendën temat interesante të poetit, të cilat e bënë të dashur për fëmijët dhe të respektuar tek të rriturit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Duke folur para të pranishmëve në lokalet e SHKA “Agimi”, Krijuesi Xhevat Syla, tha se te poeti Thaçi kemi gjetur një poezi koncize me tema dhe motive aq interesante për jetën dhe rëndësinë e saj.

“Ai po na mungon. Me të në ndiheshim më të plotë në edhe në Karvanin e shkrimtarëve. Abdullah Thaçi jetoi vetëm me poezinë për fëmijë, sikurse Agim Deva e disa të tjerë”, tha Syla, duke treguar se pas vdekjes Thaçi kishte pasur të gatshme edhe disa botime

Edhe folësit tjerë, vlerësuan se poeti prizrenas Thaçi ishte ndër më të mirët në fushën e letërsisë për fëmijë.

Gjatë promovimit janë lexuar edhe disa poezi.

“Lulevargu” është vepra e katërt e botuar pas vdekjes së poetit, tri vjet më parë./GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.