29-04-2024

Përurohet lokaliteti arkeologjik në Prizren ( FOTO)

Sot në Prizren është përuruar  lokaliteti arkeologjik, që ndodhet në Sheshin e Lidhjes, raporton Gazeta e Prizrenit.

Projekti u realizua në kuadër të “Programit për integrimin e trashëgimisë̈ kulturore në planifikim hapësinor” të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë.

“Kjo pasuri arkeologjike është dëshmia më e qartë se qytetërimi në Prizren ekziston shekuj më parë dhe kjo pasuri arkeologjike në qendrën historike të Prizrenit është gjetja më e hershme që dëshmon lashtësinë e qytetit tonë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Ky lokalitet arkeologjik bëhet pjesë e mozaikut të objekteve e monumenteve që ka Prizreni, duke e bërë qytetin akoma më të pasur në rrafshin e Trashëgimisë Kulturore dhe të tërheqjes turistike.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, Stari Most dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 3 persona, fëmijë dhe Sheshi Spanja

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.