25-11-2024

Përurohet memoriali kushtuar Heroit, Besim Nrecaj

Sot, me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prizrenit, është bërë edhe përurimi i memorialit kushtuar heroit të kombit, Besim Nrecaj në fshatin Malësi e Re, raporton tv prizreni.

Pjesë e ceremonisë së përurimit të memorialit kushtuar heroit, Besim Nrecaj, ishin familjarë të dëshmorëve, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme nga Prizreni e Suhareka.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se heroi, Besim Nrecaj, është një ndër figurat e shquara që dëshmon se përpjekjet e shqiptarëve për liri e pavarësi dhe në shërbim të kombit nuk kanë rreshtur asnjëherë. Sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren.

Isa Berisha, tha se akti heroik i Besim Nrecajt i cili vrau komandantin famëkeq serb Shoshkiq, ishte frymëzim për brezat e shumtë që kapen armët duke luftuar kundër agresorit të egër deri në çlirimin e Kosovës.

Në emër të familjes Nrecaj, ka folur djali i heroit, Hekurani, i cili falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti dhe tha se duke nderuar dëshmorët, nderojmë gjithë kombin tonë. Ndryshe, kostoja e tërësishme e këtij projekti të financuar nga Drejtoria e Administratës në Prizren kap shumën e 89 mijë eurove.

Referuar shënimeve projekti është nga ish qeverisja e kaluar.

Asnjë koment

Comments are closed.