26-04-2024

Totaj: Kompleksi i Dëshmorëve në Landovicë na mbush me motiv e vullnet për punë të mira për Prizrenin

Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj së bashku me shefin e Shtabit Kujtim Gashin dhe kandidatët pë Kuvend Komunal sot kanë vizituar Kompleksin e Dëshmorëve në Landovicë, me rastin e ditës së dëshmorëve të Komunës së Prizrenit.

Totaj nga kjo vizitë u shpreh, “Secila vizitë në Kompleksin e Dëshmorëve në Landovicë na mbush me motiv e vullnet për punë të mira për Prizrenin e bukur. Njëjtë edhe këtë të mërkure kur së bashku me familjarë e bashkëpunëtorë i kujtuam të rënët për liri në ditën e tyre. Dëshmorët janë heronjtë tanë që me veprën e tyre të lavdishme shërbejnë si udhërrëfyes për ne të gjallët. Prizreni i ëndërrave të tyre duhet të realizohet. Lavdi heronjve të Prizrenit”, tha Totaj.

Asnjë koment

Comments are closed.