Përurohet pika vrojtuese si atraksion i radhës turistik nga Komuna e Prizrenit

Sot është përuruar projekti i Pikës së Vrojtimit ndërmjet fshatrave Pousko dhe Jabllanicë, financuar nga Drejtoria e Turizmit të komunës së Prizrenit.

Pjesë e përurimit të Pikës së parë Vrojtuese në Prizren si atraksion turistik, ishte kryetari i komunës, Mytaher Haskuka i shoqëruar nga drejtoresha e Turizmit, Sevil Liman- Kazaz. Kryetari Haskuka, tha se ky projekt i radhës synon zhvillimin e turizmit për krijimin e sa më shumë destinimeve turistike në natyrë.

Kryetari Haskuka, ka kërkuar nga qytetarët që ta mbrojnë këtë vend si dhe hapësirat publike në përgjithësi, pasi ato janë realizuar me fonde publike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e mjedisit.

Ndërkaq, drejtoresha e Turzimit, Sevil Liman- Kazaz, tha se, kur kemi vërejtur se vizitorët dhe qytetarët kanë ndaluar për të bërë fotografi në këtë vend, kemi arritur që ta realizojmë këtë projekt.

Është projekt i vetëm në Kosovë, një destinacion turistik, që mundeni me pa qytetin më afër. Sipas saj ky vend mund të vizitohet edhe nga çiftet e sapomartuar për fotografi panoramike në këtë hapësirë.

Ndryshe, kostoja e këtij projekti kap shumën e rreth 10 mijë eurove, ndërsa është përzgjedhur edhe një kompani për mbikqyrjen e kësaj Pike./tvpz

May be an image of ambiente të jashtme

May be an image of natyrë