25-04-2024

Përurohet riparimi i Qendrës Sportive në Prizren

Sot, është bërë përurimi i renovimit të qendrës sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Përveç kryetarit Shaqir Totaj, pjesë e solemnitetit ishin edhe zyrtarë tjerë komunal, anëtarë dhe drejtues të klubeve sportive.

Totaj, tha se projekti ka qenë prioritet i qeverisjes së tij, që në një afat maksimalisht të shkurtër, të renovohet ky objekt që të ofrojë kushtet të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive të klubeve prizrenase, ndërsa njoftoi se Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, në korrik do të zhvillojë ndeshjet e saj kualifikuese për evropianin e radhës.

Sipas njoftimit, në kuadër projektit, është bërë renovimi i zyrave administrative, ndriçimi i ri, ndërrimi i plafonit, ulëse të reja, izolimi i tarracave, ngrohja dhe ftohja, ventilimi etj.

Mund të jetë një imazh i 9 persona

Asnjë koment

Comments are closed.