Përveç Dakut, Challandes fton edhe katër futbollistë tjerë të Ballkanit

Klubi suharekas, Ballkani ka njoftuar se pesë futbollistë të tyre kanë marrë ftesë nga Kosova për ndeshjet miqësore të qershorit.

Mirlind Daku, Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arbër Hoxha dhe Armend Thaqi janë ftuar te Kosova, njofton klubi nga Suhareka në faqen e tyre në Facebook.

“Të dashur tifoz, Ju njoftojmë se top golashenuesi i Superligës Mirlind Daku,si dhe Blend Baftiu, Bajram Jashanica, Arber Hoxha, Armend Thaqi jan ftuar nga përzgjedhësi Challandes për ndeshjet miqësore të muajit Qershor ndaj San Marinos, Maltës, Guinesë dhe Gambisë” – thuhet në njoftim.

Ndërsa për U19 nga Ballkani janë ftuar futbollistet Dashnor Balaj, Leonard Shala, Lorik Rexhepi dhe Albnor Maliqi. /Gazeta Expres/