27-04-2024

Përvjetori i masakrës në Krushe, Kurti dhe autoritetet e Prizrenit bënë homazhe

Me rastin e përvjetorit të 22-të të betejave të Përdrinisë dhe të masakrave në këtë regjion, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me kryeministrin Albin Kurti, deputeten Vjosa Osmani, familjet e dëshmorëve, drejtorët komunalë dhe përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta, kanë bërë homazhe në Krushë të Madhe, ku u masakruan 243 persona, 64 prej të cilëve ende vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Më pas, homazhet vazhduan pranë varrezave në Krushë të Vogël, ku forcat serbe, në vitin 1999 masakruan 113 persona, më shumë se gjysma e të cilëve vazhdojnë të jenë të zhdukur.

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing, lule dhe ambiente të jashtme

Po ashtu zyrtarët komunalë të Prizrenit kanë bërë homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing, ambiente të jashtme dhe monument

Në njoftimin e Komunës,  thuhet se Haskuka ka deklaruar  se “Ne kemi humbur më të dashurit tanë, familjarët, miqtë e të afërmit, të cilët u vranë e u masakruan nga kriminelët serbë. Krimin që e ka kryer Serbia, nuk do ta harrojmë kurrë, sikurse që do ta kërkojmë përherë edhe drejtësinë për dënimin e tyre, që sot e kësaj dite po kryejnë krim të dyfishtë, duke mos e panuar gjenocidin”.

May be an image of 3 njerëz dhe ambiente të jashtme

Asnjë koment

Comments are closed.