Në kontekstin e shënimit të 20-vjetorit të operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, sot bëhen homazhe të veteranëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa nesër në ora 12:00 mbahet manifestimi qendror në Planejë të Hasit të Prizrenit.
Manifestimi ka nisur një ditë më parë në Krumë të Hasit të Shqipërisë, ndërsa nga veteranët është vizituar edhe fshati Cahan i kësaj ane, që gjatë luftës ka shërbyer si njëra nga bazat e çlirimtarëve të Kosovës.
Aktivitetet mbahen nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi./GazetaePrizrenit.net