02-12-2024

Pëlcet një gyp, një pjesë e Prizrenit pa ujë

Kompania “Hidroregjioni jugor“në Prizren njofton qytetarët, se sot në mëngjesin ka pasur pëlcitje të gypit transportues fi 250 mm rrugës për Prevallë tek lokacioni “Natyra”,  dhe pa furnizim të ujit kanë mbetur rrugën “Nëna Tereza” dhe një pjesë e lagjes “Bazhdarhane”.

Sipas njoftimit, ekipi i operatives është duke punuar gjatë tërë kohës dhe me rastin e sanimit të problemit do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.