26-04-2024

Rrahu për spital të miturin në Rahovec, arrestohet

Një person është arrestuar në Rahovec, për shkak të sulmit ndaj një të mituri që e kishte bërë për spital, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhelal Hajda”. “Me datën 25.05.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili  në një lokal Internet Cafe e  kishte sulmuar fizikisht viktimën të miturin mashkull K/Shqiptar” thuhet në raportin e policisë.

Viktima si pasoj e sulmit kishte pësuar lëndime trupore dhe i njëjti gjendet në tretman mjekësor në spitalin Rajonal në Prizren.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.