Përkujtohet 20-vjetori i Masakrës së Tususit në Prizren

Sot është përkujtuar 20-vjetori i Masakrës së Tususit (tash lagjja e Trimave ) në Prizren.

Për të përkujtuar ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur gjatë luftës së fundit në qytet, pos familjarëve të dëshmorëve dhe viktimave ishin edhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, ata të institucioneve dhe përfaqëusues të subjekteve politike, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Me 26 maj forcat serbe, njësitë ushtarake dhe paramilitare të tmerruara nga njësitet e UÇK-së, pasi rrethuan lagjen, i vranë 27 civile të pafajshëm dhe i dogjën shumë shtëpi të lagjes.

Emërues i përbashkët i folësve në tubimin e sotëm ishte ndëshkimi i këtij krimi. /GazetaePrizrenit.net/

Lexo edhe:

20 vjet nga Masakra e Tususit, krimit të pandëshkuar në Prizren