Pesë të arrestuar në Prizren për substanca narkotike

Pesë persona janë arrestuar në Prizren për dyshime rreth përdorimit të narktoikëve.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Janë arrestuar 5 të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit janë hasur duke konsumuar substancë të dyshuar narkotike dhe gjithashtu janë gjetur dhe janë sekuestruar 8.81 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe dy grinder për bluarjen e marihuanës”, thuhet në raportin e PK-së.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen në procedurë të rregullt.