27-07-2024

Pesë të lënduar nga aksidenti i rëndë në komunën e Malishevës

Një aksident i rëndë ka ndodhur edhe pasditen e sotme në fshatin Dragobil të Malishevës, ku si  pasojë janë lënduar pesë persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshirë dy kamionë dhe një veturë.

“Rreth orës 17:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një automjet udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë ai./GS

Asnjë koment

Comments are closed.