05-05-2024

Pesëfishohet numri i vajzave në raport me djemtë e porsalindur në Prizren

Gjatë 24-orëve të shkuara ka ndryshuar raporti i të porsalindurve sa i përket gjinisë në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në maternitetin e spitalit  “Prim.Dr.Daut Mustafa” janë regjistruar shtatë raste të lindjeve, ndërsa pos një djali, foshnjat tjera kanë qenë të gjinisë femërore.

3 lindje kanë qenë “cezariane”  (me operacion).

Ndryshimi i raportit numerik te gjinisë ka ardhur pasi dy ditë rresht numri i djemve ka qenë më i madh apo trefish më shumë krahasuar me vajzat./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.