Peshkaqeni “tigër” bie në rrjetë në Durrës, peshon 500 kg
Një peshkaqen është kapur mëngjesin e sotëm në ujërat e detit Adriatik nga peshkatarët durrsakë.
Ka qenë peshkarexha ”Meduza” që e ka nxjerrë në breg peshkaqenin që, sipas peshkatarëve, është i llojit tigër.
Ai ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në një thellësi prej afro 170 metrash dhe peshon afërsisht 500 kilogramë.
Rastet e kapjes së peshkaqenëve në Adriatik janë shpeshtuar vitet e fundit./tch