21-06-2024

Pjesëtari i FSK-së bashkë me vëllanë të arrestuar për rrahjen brutale të kolegut të tij ushtar

Jo rrallëherë pjesëtarët e FSK-së ka qenë të përfshirë në incidente, qoftë si të dyshuar apo cak i sulmeve e kanosjeve serioze. Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht se një rast i tillë ka ndodhur të premten në Pejë, ku u rrah brutalisht një ushtar.

Dy vëllezër u arrestuan dhe tashmë është zbuluar identiteti i tyre.

Siç merr vesh ekskluzivisht Sinjali, njëri nga vëllezërit e arrestuar për rrahjen e pjesëtarit të FSK është kolegu i tij ushtar, Alberin Hasanaj.

Bashkë me të u arrestua edhe vëllai i tij, Arbenit Hasanaj – dhe që të dy ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se për motive akoma të panjohura, viktima është rrahur nga dy vëllezërit.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, i njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor dhe në bazë të informacioneve të para, ka pësuar frakturë në hundë.

Pasi rasti është denoncuar, Policia është aktivizuar dhe ka arritur t’i arrestojë dy të dyshuarit.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtëtit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe nisjen e hetimeve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.