24-11-2024

Plagoset një person në Prizren

Një person është plagosur në sheshin “Ataturk” në Prizren. Sipas policisë i dyshuari për shkaqe të panjohura ka shtënë me armë-revole në drejtim të viktimës të cilin e ka plagosur në pjesën e epërme të këmbës.

“Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një gëzhojë, ndërsa viktima dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në raportin e policisë.

Autori i dyshuar i rastit, të cilin policia e ka identifikuar në bazë të kamerave të sigurisë është në arrati. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.