24-11-2024

Plagoset një person në Prizren, i dyshuari në arrati

Një tentim vrasje ka ndodhur mesditën e së hënës në Prizren, nga ku ka mbetur i plagosur një person.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës (PK) për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Tentim vrasja ka ndodhur në rrugën “Latif Berisha”, rreth orës 12:00. Viktima ka marrë plagë në këmbë, vet është paraqitur në stacionin policor në Prizren. Është jashtë rrezikut për jetë.”, ka thënë ai.

Lexo edhe:

11 mjekë në Prizren shkëputën kontratat në shëndetësinë primare, spitali i mbushur me pacientë

Tutje, sipas Osmanollajt, i dyshuari është arratisur.

“I dyshuari është në arrati, i njohur për Policinë e Kosovës. Policia ka qenë në shtëpinë e tij dhe i ka lënë një ftesë për paraqitje në polici”, ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së, për “Betimi për Drejtësi”. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.