27-07-2024

Plagoset një person në Prizren, pranga dy të dyshuarve- policia jep detajet

Një person është plagosur me armë zjarri rreth orës 16:00 në një thertore e cila ndodhet në Tranzitin e Vjetër në Prizren.
Rasti është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësi i policisë rajonale, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në një thertore, ku dyshohet se pas një konflikti mes dy personave dhe viktimës, njëri gjuajti në drejtim të këtij të fundit, me ç’rast e ka plagosur.

Sipas Bytyqit, viktima është plagosur në këmbë dhe dërguar për trajtim në spital, ku është jashtë rrezikut për jetë.

Në anën tjetër, dy të dyshuarit janë arrestuar ndërsa policia ka konfirmuar edhe armen me të cilën është gjuajtur. Hetimet rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.

Asnjë koment

Comments are closed.