27-07-2024

Plagosja e dy personave në Rahovec, dorëzohen në Polici të dyshuarit

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë mesditën e së martës në Rahovec, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ndërsa dy të dyshuar për rastin janë dorëzuar në Polici.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se rasti ka ndodhur rreth orës 16:40 dhe se të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës.

Elezaj tha se dy persona janë dorëzuar në stacionin e Policisë në Rahovec, të cilët dyshohet se kanë lidhje me rastin.

“Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Elezaj.

Asnjë koment

Comments are closed.