22-11-2024

Plagosja me armë në Gjonaj të Hasit, katër të arrestuar e dy në kërkim nga policia

Policia të hënën, shpalli në kërkim gjashtë persona të dyshuar për plagosjen që ndodhi një javë më parë në Gjonaj të Hasit.

Me publikimin e emrave dhe fotografive, Policia në Prizren kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve, për kapjen e të dyshuarve te rastit.

Më 23 maj, policia bastisisi në dy lokacione, ku e arrestoi njërin nga të dyshuarit.

Më 22 maj, në Gjonaj të Prizrenit, dy persona nga familja Qenaj e Romajes,  u sulmuan me mjete të forta dhe armë zjarri nga tetë të dyshuar.

Referuar njoftimit nga Policia, deri te incidenti erdhi një mosmarrëveshje mes palëve. Njëri nga viktimat u lirua nga spitali pasi mori tretman mjekësor, teksa viktima tjetër u transferua për trajtim të mëtutjeshëm

Abedin Likaj, Hajdin Likaj, Shaqir Likaj, Zenel Likaj, Isuf Likaj dhe Hajdar Likaj dyshohen për disa vepra penale, përfshirë “Vrasje e rëndë në tentative”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve” si dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

Sipas njoftimit të Policisë, tre nga të dyshuarit janë arrestuar dje. Të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Policia gjithashtu gjeti edhe një kamionetë që dyshohet të jetë përdorur në kryerje të veprës penale, e në të cilën u gjeten dhe konfiskuan 37 fishekë të një arme me gaz.

 

Asnjë koment

Comments are closed.