27-07-2024

Shqetësohet Shqipëria, vetëm tre lojtarë të formuar nga Superiorja në Euro 2024

Në këtë listë janë të përfshirë 27 lojtarë dhe vetëm një do të “digjet” më 7 qershor, shkruan Indeksonline
Ajo që po i shqetëson më së shumti në Shqipëri është numri i lojtarëve të dalur nga Superiorja dhe të ftuar në Kombëtaren “kuqezi”.

Te fanella “kuqezi” janë të ftuar vetëm tre lojtarë që janë rritur në Shqipëri. Bëhet fjalë për Kastratin, Simonin dhe Ernest Muçin.

Më së shumti lojtarë në Euro 2024 te Shqipëria ka që janë formuar në Zvicër, me: Arlind Ajetin, Berat Gjimshitin, Naser Alijin, Medon Berishën, Nedim Bajramin dhe Amir Abrashin.

Kurse e dyta qëndron Kosova, me Etrit Berishën, Ardian Ismajlin, Ylber Ramadanin, Mirlind Dakun dhe Arbër Hoxhën./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.