24-11-2024

Plagosja në Suharekë, ky është personi i lënduar

Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në fshatin Popolan të komunës së Suharekës, ku për pasojë një person mbeti i plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u plagos në këto të shtëna është Milazim Berisha, 54-vjeçar.

Viktima ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit, duke u transferuar në qendrën emergjente në Suharekë, dhe pas tretmanit mjekësor ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar.

Sinjali poashtu mësoi ekskluzivisht se personi që dyshohet se shtiu me armë drejt viktimës është Agron Basha.

Me urdhër të Prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Njësitet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar në hetimin e të gjitha rrethanave të rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

P.S Fotoilustrim

Asnjë koment

Comments are closed.